Shumë pak ndryshime janë vënë re në “Top 20” e kësaj jave. Projektet muzikore kanë pësuar shumë pak ndryshime pozicionesh krahasuar me javën e kaluar.

Në 20-shen e këngëve më të votuar për këtë javë nuk është futur asnjë projekt i ri muzikor, edhe pse katër të tillë i janë shtuar listës për këtë javë.

Nëse do të shohim me kujdes, vëmë re se pjesa më e madhe e këngëve janë ngjitur ose kanë humbur nga një ose dy pozicione nga java e kaluar ndërsa pjesa tjetër nuk ka ndryshuar asnjë pozicion.

Këngët që i kanë rezistuar klasifikimit, duke qëndruar në të njëjtin vend si edhe javën e kaluar janë: “Menemadhe” e Lyrical Son, Ledri Vula dhe Mc Kresha, “Dance on the Weekend” e Bojken Lakos, “Krejt ti fala” e Majk dhe Yll Limanit, “Krejt ti fala” e Estto si dhe “Endrrat e Mia” e Alban Ramosaj.

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione në “Top 20” është “Fake” e Tayna-s me 12 pozicione ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione në “Top 20” është “Xhanem” e Butrint Imerit me -8 pozicione.