Dafina Zeqiri edhe këtë javë mban kreun e “The Top List” por ndryshe nga javët e mëparëshme, kjo artiste mban vendin e parë të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Kanë kaluar 100 javë që nga koha kur Top Awards startoi klasifikimin e këngëve më të bukura shqiptare, ku publiku falë votave të tyre përzgjedh atë që nga java në javë renditet e para në listë.

Ndërkohë që fillimisht nisi me 20 këngë, ai pasoi me 50 të tilla dhe në javën e 100-të të “The Top List”, gjendet 100 këngë në klasifikim.

Projekti i dytë i këngëtares, “Told Ya”, i publikuar jo vetëm për publikun shqiptar po edhe për atë ndërkombëtar, për të 4-ën javë rresht mban kreun e “The Top List”. Artistja ka vetëm pak ditë që ka publikuar albumin e saj me titull “King”, i cili mund të dëgjohet në të gjitha platformat dixhitale dhe është i gjithi në anglisht.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.