Ledri Vula ishte një ndër artistët e parë që vendosi të qëndronte sa më pranë publikut, duke publikuar albumin e tij, i cili ishte ishte planifikuar të dilte në treg me datë 10 Prill.

Deri më tani janë publikuar në total katër këngë të këtij albumi, “Piano Bar”, “Prej Inati”, “10/10” dhe “Alien”. Ndërkohë që dy këngët e para kanë disa javë që janë futur në klasifikim dhe janë pozicionuar mjaf mirë, “Alien” është hyrja më e re listës për këtë javë.

Krahasuar me këngët e mëparëshme, “Alien” ka patur debutimin më të dobët në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Në javën e parë të hyrjes në listë, “Prej Inati” është renditur në vendin e 5-të, “10/10” në vendin e parë ndërsa “Alien” në vendin e 16-të, një pozicion mjaft i mirë por krahasuar me dy këngët e para paksa më i dobët. Kujtojmë që edhe “Piano Bar” ka zënë vendin e parë që në javën e parë të hyrjes në listë.

Gjithësesi Ledri gjendet me dy këngë në zonën e nxehtë të listës, pasi “Prej Inati” mban vendin e dytë ndërsa “10/10” mban vendin e tretë.

Reperi gjendet me 8 këngë në total në “The Top List”, “Mem”, “Kiss Kiss”, “M’ke harru” dhe “Aje”.