Ju ka ndodhur që shpesh herë të shihni artistët shqiptar teksa përdorin të njëjtin titull tek projektet e tyre muzikore. Por ku bazohen artistët për të vënë titullin e këngës?

Titulli është një ndër punët kryesore në procesin e prodhimit të një projekti muzikor pasi është një ndër arsyet që kënga të të mbetet në mendje. Titulli zakonisht bazohet në mesazhin që kënga përcon apo në tematikën që ajo trajton.

Por a e dini se cilët janë titujt më të përdorshëm në këngët shqiptare?

Nga kërkimet rezulton se dy titujt më të përdorshëm janë “Me Fal” dhe “Të Dua”,  të përdorura mbi 20 herë, padiskutim dy prej fjalëve tepër të përdorshme gjithashtu edhe në jetën e përditshme, duke lënë kështu të nënkuptohet se shqiptarët dashurojnë shumë por nga ana tjetër edhe kërkojnë falje (kjo duhet diskutuar).

1. Stresi ft. Anxhelo Koci – Me fal (2017)

2. Elvana Gjata – Me Fal (2018)

 

3. Elita 5 – Me fal (2016)

 

  1. Aurela Gace – Te dua (2018)

 

2. Flori Mumajesi – Thjesht te dua (2019)

 

3. Soni Malaj  – Te dua ty (2012)

Tituj të tjerë mjaft të përdorshëm janë:

“J’taime” – (Capital T, Ghetto Geasy Majk)

“C’est La Vie” – (Besa, Capital T)

Bella – (Kidda, Kida)

“Merri Krejt”-  (Dafina Zeqiri, Kida),

“Akull” –  (Teuta Selimi, Capital T, Krusita),

“Asaj” –  (Irkenc Hyka, Elgit Doda, Kastro Zizo – Asaj, ESTTO x DJ ALDO – Asaj, Hekuran ft. Sulltani) 

“Kujtime”-  (Enis Bytyqi dhe Capital T).

Po ju si mendoni, a është titulli i këngës një form marketingu për projektet e artistëve?