Prodhimi i muzikës së bukur vazhdon ende  ndërkohë që jemi në ditët e bukura të vjeshtës, duke treguar kështu që në këtë stinë artistët vërtet frymëzohen dhe sjellin një muzikë që kënaq publikun shqiptar.

Gjatë kësaj javë tre projekte të reja i janë shtuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, të cilat janë pjesë e 20 këngëve më të dëgjuara.

Surprizues ka qënë bashkëpunimi më i ri i Rina Balaj, e cila këtë herë ka bashkuar fuqitë me Fugeon dhe kanë sjellë projektin muzikor të titulluar “Fly”. Falë sugjermeve të shumta nga ana e publikut, kjo këngë jo vetëm është bërë pjesë e listës por është futur në zonën e nxehtë të klasifikimit, duke zënë vendin e dytë. Duket se ky projekt muzikor, i ka bërë të fluturojë fansat e dyshes së famshme, duke marrë votat maksimale këtë javë.

“Krimineli i Zemres” mban titullin kënga më e re e artistes Fifi, e cila është gjithashtu një nga hyrjet e reja të “The Top List” për këtë javë. E vlerësuar së tepërmi nga ana e publikut, falë sugjermeve, kjo këngë është pjesë e 20 këngëve më të dëgjuara dhe votuara të klasifikimit, duke u renditur saktësisht në vendin e 20-të.

Kejsi Tola ka vendosur të vijë me një tjetër version të këngës “U rritem”, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer për publikun shqiptar dhe këtë e vërteton më së miri fakti se kjo këngë është ngjitur me 69 pozicione nga java e kaluar, duke zënë menjëherë vendin e 15-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm në “The Top List”.