Një tjetër javë e suksesshme për “Pasite” të treshes së talentuar, Tayna, Mc Kresha dhe Lyrical Son. Sikurse edhe javën e kaluar, “Pasite” është shpallur kënga më e dëgjuar dhe e votuar e javës.

Fansat vazhdojnë të shijojnë ritmet e mrekullueshme të këtij bashkëpunimi, i cili duhet thënë se është i duhuri në këto temperatura të larta, si një ndër shoqëruesit më të mirë në rrugët e largëta me makinë apo nëpër klubet e natës në bregdet.

Në vendin e dytë kemi një hyrje të re dhe bëhet fjalë për projektin më të fundit të Elvana Gjatës, “A m’don”, e cila ka rrëmbyer menjëherë zonën e nxehtë të klasifikimit, duke zhvendosur “Hajt Hajt” të Butrint Imerit në vendin e tretë.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, nuk kanë munguar edhe këtë javë, duke lënë kështu të nënkuptohet se artistët vazhdojnë të prodhojnë muzik të re. Katër këngë të reja janë futur këtë javë në “The Top List” dhe ajo cfarë është më e rëdësishme është fakti që janë renditur mjaft mirë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të javës.