Tayna dhe Majk janë dy artistët që kryesojnë “Top 5” për këtë javë me përktësisht tre dhe dy këngë secili.

“Sicko”, “Bye Bye” dhe “Pasite” janë tre projektet muzikore me të cilat reperja më e preferuar e momentit renditet në 5-shen më të votuar të javës, përkatësisht në vendin e dytë, tretë dhe të 4-t. Tayna vazhdon të dëgjohet dhe votohet nga fansat e saj si me këngët e reja ashtu edhe me ato pak më të vjetra.

Nga ana tjetër Majk ka marrë vëmendjen e të gjithë votuesve këtë javë, duke rrëmbyer vendin e parë së bashku me Capital T, me bashkëpunimin e tyre të tretë së bashku, “Hala”. Një tjetër bashkëpunim që e ka renditur Majkun në vendin e 5-të është “Sa gjynah”, projekti muzikor me Butrint Imerin. Edhe pse ka 32 javë që është pjesë e “The Top List”, kjo këngë vazhdon të ketë vëmendjen e publikut.

Të dy artistët janë tepër të vlerësuar në këtë klasifikim edhe më këngët “solo” edhe me bashkëpunimet por a mund të kemi një bashkëpunim mes tyre, duke qënë se janë dy ndër artistët më të preferuar të momentit.

Të gjithë një thirrje për Majk dhe Tayna: Duam bashkëpunim…