Klasifikimi i kësaj jave në “The Top List” e aq më shumë renditja në Top 20, na ka surprizuar. Elhaida Dani është rrëzuar nga froni i klasifikimit, ku qendronte prej dy javësh dhe tani në vend të parë pozicionohet Capital T me “Valle”. Megjithatë artistja nuk ka zbritur shumë vende në renditje, pasi vendi i dytë dhe i tretë i takon asaj, me përkatësisht “Jam betu” dhe “Zanin”.

Megjithatë, përveç disa ndryshimeve jo shumë rrënjësore brenda në Top 20, surpriza më e madhe ka ardhur nga Fifi. Këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Ma more”, e cila i është bashkuar menjëherë “Top Awards”.

Me një këngë që shpreh një lëndim shumë të madh nga dashuria, “Ma more” një klip tërësisht bardhë e zi na përçon një emocion që vetëm Fifi di si ta sjellë. Ajo që të bën më shumë përshtypje është pjesëmarrja e saj si konkurrente brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në “Big Brother VIP”.

Teksa i gjithë publiku është duke shijuar suksesin e “Ma more” jashtë, këngëtarja po shijon një tjetër eksperiencë, atë të këtoj formati reality-show. Të shohim nëse do t’i vlejë Fifit ky ‘marketing’ për të rritur fansat e saj dhe për të qendruar më shumë brenda shtëpisë. Momentalisht këngëtarja me projektin e saj të ri pozicionohet në vend të 14-të.