3 muaj më parë, Ledri Vula publikoi një nga projektet e tij muzikore, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për “SRMN”, një këngë që përveç milionave klikime të marra në kanalin e “Youtube”, është një nga këngët që ngre publikun në këmbë sa herë që ajo luhet nëpër klubet e natës.

“SRMN” prej 15 javësh është bërë pjesë e listës zyrtare të “The Top List”, Top Awards, e cila ishte kënga e parë që theu rekordin në këtë klasifikim, duke u renditur në vendin e parë për 4 javë rresht.

Por nëse jeni kurioz të dini se si mund të tingëllojë kjo këngë e kënduar “live”,  atëherë  zbulojeni mbrëmjen e sotme në programin “The Voice Of Albania”, ku si i ftuar special do të jetë Ledri Vula, i cili do të dhurojë perfomancën e tij të parë “live” të kësaj kënge në ekranin e Top Channel.

“The Voice of Albania”, këtë javë prezanton gjysmëfinalen e saj, ku deri tani kemi 4 konkurrentë Ina, Lorenc, Tiri dhe Elbunit por vetëm dy prej tyre do munden të jenë në finale. Se kush do jenë ata, shijoni mbrëmjen speciale të “The Voice of Albania” sonte, në orën 21:00.