Stresi duket se nuk është dorëzuar për të arritur qëllimin e tij për të kryesuar klasifikimin e “The Top List”.

Ndërkohë që ka 4 javë që është bërë pjesë e listës, Stresi ka mundur të mbizotërojë klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne me projektin e tij më të fundit muzikor “Mos u Dorzo”.

Falë votave të publikut, Stresi ka mundur të ngjitet me 7 pozicione, duke zënë vendin e parë të Top Listës.

Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Kcen” e Majk me +19 vende, duke u renditur në vendin e 11-të ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është “Thirrem” e NRG Band, me -32 vende.

Sa i përket prurjeve të reja, këtë javë janë dy të tilla, Seven Saraqi me “Ani Nasht” dhe Shpat Deda me “Ninulle” duke lënë jashtë bashkëpunimin e Samantës dhe Gent Fatalit “Na e dina” si edhe Kanitën me “Don’t let me go”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 60:

  1. Stresi – Mos u Dorzo
  2. Ana Bakaj – Reckless
  3. Arnon ft. Jonisa – 4U
  4. Gent Fatali – eX
  5. Dhurata Dora & Dj Geek – Ayo
  6. Majk – Fund
  7. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
  8. Stanaj – Romantic
  9. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  10. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  11. Majk – Kcen
  12. Gjiko – Je shku
  13. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  14. Besa ft. Flori – 1 2 3
  15. Xuxi – Seven Days
  16. Stanaj – Ain’t Love Strange
  17. Ledri Vula – A jena mire
  18. Familia Ideale – Per pak drite
  19. Capital T ft. Macro & Dj Nika – C’est la guerre
  20. Era Istrefi – Bonbon
  21. Elvana Gjata ft. Capital T and 2po2 – Lejla
  22. Vlashent Sata – Erdhi Dita
  23. Bojken Lako – Sekret
  24. Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
  25. Janex ft. Dabbo – Wannabe
  26. D Real – Dikur
  27. Butrint Imeri – E jona
  28. Getinjo ft. Kida – Ku je
  29. Dhurata Dora – Vec Ty
  30. Paradox – Back to her
  31. Andrra – Kalle Llamen
  32. Mira – Nightgames
  33. Gillespie – Aq me ben
  34. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  35. Ledri Vula – Kings
  36. Xhensila – High Love
  37. Getinjo ft. Nikka – Njeri
  38. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  39. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  40. Mc Kresha ft. Lavda – Bussiness
  41. Edona Vatoci – Miremengjes
  42. Alban Skenderaj – Engjell
  43. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  44. NRG Band – Thirrem
  45. Shpat Deda – Ninulle
  46. Young Zerka – Harem
  47. Elvana Gjata – Njesoj
  48. Ardian Bujupi ft. Dalool – E embel
  49. Samanta – Si Ai
  50. Seven Saraci – Ani nasht