Ai është një artist që na surprizon gjithmonë dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe kësaj javë në klasifikimin e Top Aëards. Po flasim për Stresin, i cili gjatë kësaj javë është votuar aq shumë jo vetëm me një por me 4 projektet e tij muzikore, duke shënuar “kuadrupletë”.

Reperi, i cili nuk është ndaluar aspak por që vazhdon të punojë fort, ka arritur të futet në “Top 10” me të gjitha këngët e tij që gjendet në listë.

“Për veti” është një këngë që ka 14 javë në klasifikim por pavarësisht kësaj, publiku vijon ta mbështesë duke e renditur në vendine e 4-t.

“S’jam Dorzu” bashkëpunimi Stresi dhe Getinjos, i cili ka vetëm tre javë që ka dalë në treg, është bërë pjesë e zonës së nxehtë këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e 5-të.

“Archimed”, e cila ka 12 javë në listë, këtë javë është ngjitur me një pozicion, duke u renditur në vendin e 6-të.

Një ndër bashkëpunimet më të bukura të Stresit është padiskutim ai me Morenën, “Bad Girl”, i cili për këtë javë është ngjitur me tre pozicione, duke u renditur në vendin e 7-të.