Stresi po shndërrohet sërish në një “rrezik” për klasifikimin e “Top Awards” pasi këtë javë, reperi ka pushtuar “Top 10” me tre prej këngëve të tij.

Ndërkohë që mban vendin e dytë me bashkëpunimin me Morena Tarakun, “Bad Girl”, Stresi është ngjitur gjithashtu edhe me këngën “Loco”, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Kujtojmë që Stresi ka qëndruar në krye të klasifkimit të “Top Awards” me këngën “Loco”, duke iu afruar rekordit të Unikkatil.

Por këtij suksesi i është shtuar edhe “Two Shots”, bashkëpunimi me MKR dhe Anxhelo Kocin, e cila është ngjitur me dy pozicione nga jave e kaluar duke u pozicionuar në vendin e 9-të.

Por a do arrijë Stresi të pozicionohet në “Top 5” me tre këngët e tij javës së ardhshme? E gjitha kjo është në dorë të fansave “të cmendur” të Stresit dhe Morenës.