Fansat e Stresit janë të vendosur të mos dorëzohen pasi falë votave të tyre, reperi prej dy javësh mban fronin e klasifikimit të “The Top List”.

“Mos u Dorzo”, kënga që ka rikthyer fuqishëm Stresin, është një dedikim për jetën personale të këngëtarit, i cili është i vendosur të mos dorëzohet pavarësisht problemeve që mund të ketë hasur së fundmi.

Kjo javë ka rikthyer “Kryt Nalt” në treshen më të nxehtë të klasifikimit, duke u pozicionuar në vendin e 2-të, ndërsa Ana Bakaj ka humbur një pozicion duke u renditur në vendin e 3-të.

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë është projekti më i ri muzikor i Shpat Dedës, “Ninullë”, një dedikim i ëmbël për gjyshen e tij. Kjo këngë është ngjitur me 29 pozicione, duke zënë vendin e 16-të.

Ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është “Back To Her” e Paradox, ku gjatë kësaj jave ka zbritur me 19 vende, duke u renditur në vendin e 49-të.

Gjatë kësaj javë i janë shtuar Top Listës 4 projekte të reja muzikore, të cilat kanë mundur të pozicionohen mjaft mirë në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 61:

  1. Stresi – Mos u dorzo
  2. 2p2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
  3. Ana Bakaj – Reckless
  4. Dhurata Dora & Dj Geek – Ayo
  5. Majk – Fund
  6. Arnon ft. Jonisa – 4U
  7. Blunt & Real – Suzi
  8. Stanaj – Romantic
  9. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  10. Capital T ft. Macro & Dj Nika – C’est la guerre
  11. Majk – Kcen
  12. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  13. Besa ft. Flori – 123
  14. Xuxi – Seven Days
  15. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  16. Shpat Deda – Ninulle
  17. Ledri Vula – A jena mire
  18. Gjiko – Je shku
  19. Majk ft. Ghetto Geasy – Ajo
  20. Familia Ideale – Per pak Drite
  21. Stanaj – Ain’t Love Strange
  22. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  23. Era Istrefi – Bonbon
  24. Butrint Imeri – E jona
  25. Bojken Lako – Sekret
  26. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  27. D Real – Dikur
  28. Ledri Vula – Kings
  29. Vlashent Sata – Erdhi Dita
  30. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  31. Andrra – Kalle Llamen
  32. Getinjo ft. Kida – Ku je
  33. Janex ft. dabo – Wannabe
  34. Mozzik ft. Arta – Kom dasht
  35. Gillespie – Aq me ben
  36. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  37. Edona Vatoci – Miremengjes
  38. Getinjo ft. Nikka – Njeri
  39. Ylli Limani – Shiu
  40. Dhurata Dora – Vec ty
  41. Elvana Gjata – Njesoj
  42. Xhensila – High Love
  43. Ronela Hajati – Mos ik
  44. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  45. Samanta – Si Ai
  46. Seven Saraqi – Ani Nasht
  47. NRG Band – Thirrem
  48. Mc Kresha ft. Lavda – Business
  49. Paradox – Back To Her
  50. Mira – Nightgames