Stresi dhe Anxhelo Koçi janë një dyshe e pandashme dhe këtë e vërteton më së miri bashkëpunimi i tyre më i fundit muzikor. Dyshja e artistëve vazhdon t’i mbetet besnik njëri-tjetrit, duke sjellë projekte mjaft të pëlqyera për publkun shqiptar.

“Two Shots” shënon projektin e 4-t muzikor së bashku por kësaj kënge i është shtuar një tjetër këngëtar dhe bëhet fjalë për MRK. Ky bashkëpunim ka marrë mënjëherë sugjerimet e nevojshme për t’u futur në “The Top List” që në javën e parë të publikimit, duke u renditur në vendin e 86-të

Pas një periudhe të vështirë në jetën e tij personale, Stresi është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor, duke publikuar dy projekte muzikore brenda një periudhe dy mujore. Por Stresi nuk është mjaftuar me kaq, vetëm një ditë më parë, reperi ka bërë një postim në rrjetin social Instagram, duke lajmëruar projektin e tij më të ri, i cili premton se do të jetë një hit. “Zemren Maje” titullohet kjo prurje e re e artistit, e cila pritet të publikohet së shpejti pasi vetë reperi nuk ka dashur të japë një datë të saktë, duke lënë fansat në pritje.

Nga ana tjetër, Anxhelo Koçi ka bërë gjithashtu një postim në “Instagram”, duke paralajmëruar publikimin e këngëve të reja dhe nuk bëhet fjalë për një por për dy të tilla. “Cika Shqiptaris” dhe “Peng ne zemer” janë dy projektet muzikore që priten të publikohen së shpejti nga Anxhelo.