“Stoli i Trendafilave” titullohet projekti më i ri muzikor i këngëtarit të dashur për publikun shqiptar Alban Skënderaj. Me muzikë dhe tekst të vetë artistit, duket se Albani ka goditur sërish në shenjë, duke sjellë diçka ndryshe nga projektet e mëparshme.

I publikuar më 28 tetor, “Stoli i Trendafilave”, duket se ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut, pasi përmes votave të tyre, ky projekt muzikor është bërë pjesë e “The Top List”, duke u renditur në vendin e 34-t.

Më hyrjen e kësaj kënge, trajneri më i ri i “The Voice of Albania” është kështu pjesë e renditjes së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare me 3 këngë në total, ku “Duart Lart” vazhdon prej 21 javësh ndërsa “Engjell” prej 17 javësh.