Stine është një tjetër artist që mbështet shumë talentet e reja në muzikë dhe kështu ka vepruar në projektin e tij më të ri muzikor. “Me Amas” mban titullin prurja më e re e Stines, i cili ka ardhur në bashkëpunim me Lil Beba.

Po kush ështe Lil Beba?

I ftuar në “Wake Up”, Top Channel, Stine ka zbuluar se Lil Beba është një talent i ri në muzikë, e cila pritet të shpërthejë së shpejti. Këngëtari ka treguar se me Lil Beban është njohur krejt rastësisht nga një miku i tij. Pavarësisht se Lil Beba, i ishte drejtuar Stine-s për të bërë muzikë, duket se artisti nuk i ka rezistuar këtij talenti dhe si përfundim arritën të sjellnin këtë prurje të bukur muzikore.

Në intervistën e tij, Stine ka zbuluar gjithashtu se “Me Amas” është xhiruar gjatë ditëve të nxehta të verës por fatmirësisht po i shkon më së miri edhe ditëve të nxehta të vjeshtës.

Këngëtari ka shpjeguar se kanë zgjedhur të vijnë në gjuhën spanjolle pasi vetë Lil Beba ka jetuar në Spanjë dhe e flet shumë mirë këtë gjuhë dhe sigurisht që ritmet latine nuk mund t’i mungonin kësaj prurje të dashur muzikore.

Me tekst të Lil Beba dhe Stine, “Me Ames” për këtë javë mban vendin e 100-të por se cili do të jetë poziconimi i saj në në javët në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë.