Ai ka fituar zemrat e publikut që herën e parë që u ngjit ne skenën e “The Voice of Albania”. Bëhet fjalë për Stenaldo Mëhillin, i cili nga një konkurrent i këtij talent-shoë, tashmë është shndërruar në një performues special.

Stenaldo ka qënë i ftuari i gjysmëfinales së “The Voice Kids”, duke dhënë një performancë të shkëlqyer, zëri i të cilit ka përcjellë emocione të pafundme në skenë.

Këngëtari ka prezantuar për herë të parë për publikun shqiptar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Cosmonauts”.

Edhe pse i ka munguar për një kohë të gjatë tregut muzikor, që pas pjesëmarrjes së tij në “Top Fest 12”, Stenaldo ka gjetur mënyrën e duhur për t’u rikthyer në muzikë.

Pavarësisht se ka pak ditë që është publikuar, kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, i cili përmes votave të tij e ka çuar Stenaldin menjëherë në vendin e 10-të të klasifikimit të “The Top List”.

Të gjithë ju që nuk keni patur mundësi ta shihni performancën e Stenaldos, ja ku është për ju:

https://www.youtube.com/watch?time_continue=165&v=bv_-Th3Ozac