Me Stenald Mëhillin jemi njohur në sezonin e 4-t të “The Voice of Albania”, i cili ishte në skuadrën e Almës. Që prej këtij talent-show, Stenaldi nuk hoqi dorë nga muzika dhe në “Top Fest 12” erdhi me një projekt muzikor, i cili e klasifikoi atë deri në natën finale të këtij festivali.

Që prej vitit 2015, Stenaldi kishte bërë një shkëputje muzikore për t’u rikthyer këtë vit më fuqishëm se kurrë me një projekt muzikor mjaft të veçantë.

“Kam bërë një shkëputje pasi jam një natyre perfeksioniste. Dua që atë që bëj ta bëj mëse mirë. Kështu që u desh derisa të vinte momenti i duhur”, është shprehur Stenaldi në një intervistë të dhënë për “Pop Culture”.

Me këtë projekt muzikor, të titulluar “Cosmonauts”, Stenaldi ka ardhur me një tekst totalisht në gjuhën angleze. Me muzikë dhe tekst të Ashley Hicklin dhe Joseph Hammill, këngëtari ka rrëfyer se kontakti me këtë kompozitor lindi pas vlerësimit të madh që Stenaldi mori në “The Top Fest” dhe Ashley e kishte pëlqyer vërtet shumë. Ndërsa sa i përket klipit, Stenaldi ia ka besuar Kushtrim Unikut.

Në intervistën e tij, këngëtari ka treguar gjithashtu se i jep shumë rëndësi detajeve dhe vetëm një ditë ditë para publikimit, ai ka qënë në studio për të bërë ndryshimet e fundit tek kjo këngë.

Ka shumë gjëra në të qënurit profesionist. Ndonjëherë të ndihmon dhe ndonjëherë të vë në pozita të vështira“, shton artisti.

I pyetur nga Dojna se cili është mendimi i Stenaldit për muzikën që publikohet së fundmi në treg dhe nëse ai ka një këngëtar të preferuar shqiptar, ai është përgjigjur: “Nuk dëgjoj shumë muzikë moderne por unë kam një pasion të madh për artin dhe më duhet të them që nuk jemi në atë muzikën më të bukur të historisë së njerëzimit. Jemi në atë muzikë që mund të quhet e dobët. Por më duhet të shtoj se ka ende këngëtarë shumë të mirë si Gent Bushpepa, Alban Skenderaj etj“.

Në intervistën e tij, Stenaldi ka kujtuar fillimet e tij në muzikë që përkojnë me pjesëmarrjen në “The Voice of Albania”. Këngëtari ka kujtuar se personi që e ka shtyrë më shumë drejt muzikës ka qënë nëna e tij por sigurisht edhe miqtë. Ai gjithashtu ka falenderuar Almën, trajneren e tij në “The Voice”, e cila ka patur një simpati të veçantë për artistin.

I pyetur nga Dojna nëse do të bashkëpunonte me një artiste shqiptare, Stenaldi ka nguruar të jepte një përgjigje të menjëhershme por me shtysen e Kelvit dhe Dojnës, ai ka thënë për Kidën dhe Miriam Canin.

Por sa kohë i duhet Stenaldos për të punuar për një projekt muzikor?!

Projekti i fundit më ka marrë shumë kohë, siç edhe ju thashë, një ditë para publikimit, isha në studio duke u marrë me detajet. Ndonjëherë fiksohem edhe në gjëra që nuk qëndrojnë. Për shembull, më ishte fiksuar sikur kënga kishte probleme në ritëm, gjë që ishte totalisht e pavërtetë. Kur dëshiron të bësh gjërat në mënyrë perfekte, ndonjëherë ngel në mes të rrugës”.

I pyetur nëse po punon për ndonjë projekt të ardhshëm muzikor, Stenaldi ka thënë se nuk është njeri planesh por atë që bën do ta bëjë shumë mirë.

Momentalisht po shijoj “Cosmonauts”. Kënga sapo ka dalë dhe uroj shumë të shkojë mirë dhe njerëzit ta pëlqejnë. Uroj të marr atë ndjesinë e përjetimit të adimirimit nga ana e publikut”.

Dhe duket se kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku pasi që në javën e parë të publikimit, Stenali jo vetëm është bërë pjesë e listës por ai është renditur në vendin e 10-të, një pozicion ku mjaft i rëndësishëm në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=_sfZFaInquQ