Rreth 3 javë më parë këngëtari shqiptar me famë botërore, Stanaj, ka publikuar projektin e tij më të ri të cilin që në ditët e para të publikimit, ka korrur një sukses të madh, duke u shndërruar menjëherë në hit.

“The Way I Love Her” titullohet prurja me e re e Stanaj, e cila që në javën e parë të publikimit është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Falë votave të publikut, kjo këngë është pjesë e “Top 20”, duke ngjitur me 11 pozicione. Për këtë javë “The Way I Love Her” është e renditur në vendin 18-të.

Stanaj është gjithashtu pjesë e listës së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me “remix-in” e “Romantic”, i cili prej 30 javësh është në listë. Edhe pse këtë javë ka humbur 4 pozicione, “Romantic” qëndron në vendin e 31-të.