Stanaj hyn me këngën e tij të re në “Top 30”

Duket se Stanaj është një ndër këngëtarët që di t’i këndojë shumë bukur dashurisë dhe këtë e ka vërtetuar në një tjetër projekt muzikor.

Artisti shqiptar me famë botërore ishte i pranishëm për herë të parë për të performuar në një program televiziv në Shqipëri në “The Voice Of Albania”, ku emocionoi publikun me performancat e dy projekteve muzikore.

Rreth dy javë më parë, Stanaj ka publikuar projektin më të ri muzikor, i titulluar “The Way I Love Her”, një tjetër këngë dedikuar dashurisë pas “Ain’t Love Strange” dhe “Romantic”.

Duket se publiku është dashuruar me Stanaj, i cili është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” falë sugjerimeve të shumta. Ky projekt muzikor, jo vetëm është bërë pjesë e listës, po ai është renditur mjaft mirë, duke u futur në “Top 30”. “The Way I Love Her” për këtë javë mban vendin e 29-të.

Stanaj vazhdon të jetë gjithashtu në klasifikim me “Romantic” i cili prej 29 javësh qëndron në listën zyrtare të “Top Awards”, ku për këtë javë mban vendin e 29-të.