Mc Kresha dhe Lyrical Son publikuan albumin e tyre më të ri më datë 12 janar, me titullin “Muzikë e Alltisë”. Albumi kishte plot 11 këngë dhe ajo që ra dhe më shumë në sy ishin dy super bashkëpunime me artisten Elvana Gjata dhe reperin Ledri Vula.

Ditën e djeshme në llogarinë tonë në Instagram ne pyetëm ndjekësit se cili nga këto bashkëpunime iu ka pëlqyer më shumë. Votat ishin të shumta dhe jo më kot, si Ledri ashtu edhe Elvana janë dy super artistë dhe çdo bashkëpunimi i japin shumë nota të mira.

Me një diferencë shumë të vogël votash, bashkëpunimi me Elvana Gjatën ka rezultuar si më i preferuari me 54 % të votave, ndërsa ai me Ledrin 46 %.

“Stuhi mbi oqean” titullohet bashkëpunimi i Mc Kreshës, Lyrical Son dhe Elvana Gjatës. Ky projekt renditet në vend të 95-të klasifikimit të “The Top List”.