Alban Skënderaj është një ndër artistët më të dashur të publikut shqiptar por duket se tashmë një “konkurrent” gjendet përballë tij dhe bëhet fjalë për një nga personat më të afërt në familje.

Eshtë pikërisht Arbër Skënderaj, vëllai i artistit, ai që ka hyrë në klasifikimin e “Top Awards”, duke rrëmbyer sugjerime të shumta që kënga e tij të futet në listë.

Kush është Arbër Skënderaj?

Sikurse e përmendëm edhe më sipër, Arbër Skënderaj është vëllai i Alban Skënderaj dhe jeton prej vitesh në Itali. Ashtu si edhe Albani, Arbëri e ka patur pasion muzikën që në fëmijëri edhe pse prej vitesh ka një tjetër profesion.

E kanë nisur bashkë rrugëtimin drejt muzikës, por rrethanat e ndryshme bën që Arbëri të mos vazhdonte edhe pse Albani dhe familja e kanë lutur për vite me radhë.

Më datë 22 Nëntor 2018, Arbër Skënderaj publikon videoklipin “Brilla”. Më në fund ai vendos të realizojë dhe të publikojë një këngë vetëm për pasion. Edhe pse për herë të parë dhe pa asnje eksperiencë, ka bërë gjithçka vetë, me forcat e tij. Tekstin, muzikën, produksionin, madje edhe videon e ka realizuar vetë. Se Arbëri ka qenë gjithmonë altruist, punëtor dhe gjithçka ka dashur ta arrijë vetë. Albani shprehet se është shumë krenar për vëllain e tij, që gjeti kurajon të provonte veten, por mbi të gjitha, që arriti të nxjerrë një dedikim të dhimbshëm nga shpirti, forcë që vetë Albani ende nuk arrin ta gjejë.

Arbër Skënderaj futet në “The Top List” me “Hawaii”

“Hawaii” është kënga e dytë e Arbër Skënderaj dhe është e kënduar në gjuhën italiane. Me kompozim , tekst dhe realizim të vetë artistit, ky projekt muzikor është një dedikim i sinqertë për bashkëshorten e tij. Kjo këngë e ëmbël ka ardhur si një dhuratë në ditën e lindjes së saj.

Një këngë që i ka të gjitha nga pak, moderne dhe klasike”, kështu shprehet Albani në një postim të bërë në rrjetet sociale, sa i përket kësaj prurje të sinqertë muzikore.

Sugjerimet e publikut kanë bërë që kjo këngë të futet për herë të parë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u renditur në vendin e 100-të.