Çifti i famshëm i muzikës shqiptare, Venera dhe Lindi, bashkuan fuqitë këtë verë duke sjellë projektin me titull “Siento Amor”. Duket se dyshja e talentuar ka zgjedhur muzikën për t’i thënë njëri-tjetrit, fjalët më të ëmbla.

E publikuar që prej muajit korrik, kjo këngë vazhdon të jetë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards” për 8 javë. Gjatë kësaj javë, fansat e dyshes kanë votuar “Siento Amor”, duke bërë kështu që të ngjitet me 6 pozicione.

Sa i përket projekteve të reja muzikore nga ana e dy artistëve, ende nuk ka ndonjë lajmërim por dyshja vazhdon me koncertet si brenda dhe jashtë vendit.