Me kalimin e viteve, muzika ka ndryshuar ashtu sikurse ka evoluar edhe kultura jonë. Me ardhjen e kompjuterave, kompozitorët nuk kishin më nevojë të përdornin veglat muzikore për të krijuar muzikë por mjafton një laptop.

Kur flasim për ndryshim të muzikës, nuk duhen anashkaluar titujt e këngëve.

Si kanë evoluar titujt e këngëve krahasuar me vitet 70-80-90′?

Nëse do të kthehemi pas në kohë, do kujtojmë që titujt e këngëve ka qënë kryesisht dedikuar vendlindjes, partisë, heronjëve të luftës dhe  dashurisë dhe kryesisht tituj të plotë.

“Dashurinë Tonë Përshëndesim” ka qënë një kënge e Burbuqe Radës ndërsa në kohët e sotme, titujt janë të shkurtër si psh “DMP” e Capital T dhe Ledri Vulës.

Shumica e titujve janë të huaj: anglisht, frengjisht, spanjisht, si edhe arabisht, daq sa shumë artistë kanë të njëjtin titull kënge me njëri-tjetrin.

Në një pyetësor të kryer në profilin e Instagramit të Top Awards, publiku është pyetur për titujt më të cuditshëm që ata kanë dëgjuar së fundmi dhe mesazhet kanë qënë të pafundme.

Tituj këngësh dikur vs tituj këngësh sot

Dikur:

Mes dy yjesh ngjan si hënë
Shalli i kalter i rinise
Ku vajti valle ai djale
Dy gezime ne nje dite
Lummturia seshte dhurate
A e doni dashurinë
E duam lumturine
Mos u nxito mos u gabo
Vec njehere te jetojme
Moj e bukura Shqipëri
Kur e humba një dashuri

Sot:

Qe Qe
PP
Pow Pow
Kanceri
Flm Klm
NKN
Nashta
Zhytem
Palo
Ta du majmunin
Nuk ma la

Vlerësimet po i lëmë në dorën tuaj se cilat tituj janë më të bukur.