“Vetëm ty” është kënga falë së cilës publiku u dashuria me zërin e Alban Skënderaj.

Lorenc Aliaj, i njohur në fushën e artit me emrin Avaxux, ka vendosur ta risjellë në vëmendje këtë hit muzikor, “remix-i” i së cilës ka ardhur mjaft ritmik ndryshe nga versioni origjinal.

Po si është pritur ky version i ri?

Nëse do të shohim komentet në rrjetet sociale, mund të themi se kemi shumë persona që e kanë kritikuar por shumë nga ata që e kanë pëlqyer.

Një pjesë e komentuesve janë ankuar për zërin, disa të tjerë shprehen se ende janë të dashuruar me versionin origjinal.

Nga ana tjetër ka patur mjaft komplimente, duke u shprehur se ky version sjell emocione të reja dhe se do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

E gjendur mes kritikave dhe komplimenteve të shumta, remix i Avaxux, bashkëpunëtorit të ngushtë të Alban Skënderaj, është futur këtë javë në klasifikimin e “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e 93-të.