Nëse keni kaluar një javë jo të këndshme, duhet patjetër të dëgjoni Adolf, i cili padiskutim është ëmbëlsira e kësaj jave. Adolf në fakt është një emër i dëgjuar në muzikë dhe kjo falë “The Voice Kids”, ku talenti në muzikë arriti të fitonte zemrat e jurisë së atij edicioni.

Adolf ka prezantuar projektin e tij të parë nën vulën e “Bulza Entertainment” dhe ka ardhur me një projekt mjaft të vecantë, i cili është punuar nga vetë këngëtari.

Sugjerimet nga ana e publikut jo vetëm e kanë futur në klasifikim por edhe e kanë renditur menjëherë në vendin e 23-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.

Njihuni më shumë me Adolf

Dëshirën për të kërcyer dhe kënduar, Adolf e ka patur që në një moshë shumë të vogël, teksa bënte shfaqje të vogla për familjarët e tij, duke i kënaqur pafund. Ishte pikërisht një mësues muzike, ai që nxorri në pah talentin e tij, dukë bërë kështu që Adolfi ta shihte më me seriozitet muzikën, Ai filloi të angazhohej me këndime para shkollës, tek Pallati i Kulturës si edhe organizime të tjera në qytetin e Burrelit.

Në moshën 14-vjecare Adolf mori pjesë në “The Voice Kids”, ku rezultoi mjaft i pëlqyer dhe si pasojë tre anëtarët e jurisë shtypën butonin jeshil. Pas eksperiencës në “The Voice” dhe disa pjesëmarrjeve në evente të ndryshme, Adolf njihet me Bulza Entertainment, aty ku vendosi të shpaloste talentin dhe stilin e tij me projektin debutues “Djali”.