Ndërkohë që me ardhjen e sezoni të verës priten të publikohen projekte ritmike, Majk ka thyer rregullat dha ka vendosur që të vijë mjaft romantik.

“Serenate” mban titullin kjo prurje e re e reperit, e cila ka ardhur e pa shoqëruar me një videoklip dhe kjo mesa duket për shkak të situatës së Covid-19.

Pavarësisht faktit se ka marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e klasifikimit, debutimi i “Serenate” nuk ka qënë mjaft i mirë, duke u pozicionuar në vendin e 78-të.

Historia ka treguar se debutimet e dobëta, në javët në vijim rezultojnë mjaft të votuara si në rastin e “Flawless” të Capital T, e cila këtë javë është ngjitur me 80 pozicione. Nëse edhe “Serenate” do të ketë të njëjtin fat, këtë pritet ta shohim të dielën në mesditë, në publikimin e klasifikimit të ri të “Top Awards”.