Sara Kapo është talenti më i ri shqiptar në muzikë, e cila ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj të parë muzikor, të titulluar “Watching you”. Falë mbështetjes së fansave, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 94-t.

Edhe pse për shumë persona mund të duket e çuditshme dalja në skenën muzikore e Sara Kapos, në fakt gabon, pasi  ajo prej vitesh ka qënë pjesë e grupit muzikor “The Broke$” dhe ka marrë sistematikisht mësime për muzikën. Madje në një intervistë të dhënë kohë më parë, Sara është shprehur se nuk i pëlqen aspak fakti që po bëhet e famshme për budallallëqe pasi ajo ka talente të tjera.

Në një intervistë të dhënën për “Pop Culture” në “Top Channel”, Sara ka treguar se është një Sarë tjetër nga ajo që përflitet në mediat online, pasi studion aktualisht në dy universitete dhe flet 4 gjuhë të huaja.

Po pse zgjodhi Sara të dalë pikërisht tani në skenën muzikore?

“Nuk doja të dilja më përpara pasi nuk ndihesha gati as vokalisht dhe as fizikisht për ta përballuar”, shprehet Sara.

Në këtë projekt muzkor Sara ka zgjedhur të vijë e thjeshtë në klip, edhe pse u përfol totalisht e kundërta nëpër media. Duket se Sara i ka kushtuar më shumë vëmendje vokalit sesa paraqitjes apo ndërtimit të klipit.

Doja të bëja diçka të thjeshtë, doja të jepja atë gjendjen e thjeshtë që ne si shoqëri na ka humbur pak”, tregon ndër të tjera Sara sa i përket klipit, të cilin vetë ajo e ka ideuar.

Ndërsa sa i përket këngës, ajo është shprehur: “Eshtë një këngë shumë flirtuese, argëtuese dhe pozitive“.

A do të vazhdojë Sara të merret me muzikë dhe çfarë muzike do të publikojë ajo?

Nuk jam aspak kundër muzikës komerciale por dua që këngët që bëj të jenë në shijet dhe konceptet e mia. Nuk dua dhe as më intereson të bëj hite. Dua gjëra të vogla, më intime pasi edhe të kënduarin e kam pak intim“.

Sara ka prekur pak edhe faktin e të qënurit në qendër të vëmendjes për shkak të “skandalave” që ajo bën, siç përshkruhen nëpër media.

Kam zgjedhur një mënyrë. Publikoj një foto, e cila bëhet lajm, dhe më pas publikoj një punën time, veprim ky që më siguron sukses dhe kam bërë disa lekë“.

Kur më njëh nga afër unë nuk kam aspak lidhje me vajzën që përshkruajnë portalet pasi në disa raste kanë arritur ekstremet. Të paktën kërkoj që të më publikojnë skandalet por edhe punën“.