menu

Sara & Ardit

Ardit Murataj (lindur më 16 Shtator 1997) ka filluar të prezantojë në radio që 16-vjec ne një radio lokale në Elbasan. Ne 2015 mori pjesë në audicionet e Top Medias për t’u bërë një nga moderatoret e programit “Select” në Top Channel. Përgjatë kësaj periudhe është aktivizuar dhe në programe të tjera radiofonike dhe televizive. Ne “Top Channel” sëbashku me Adi Krasten, ka prezantuar një nga rubrikat e programit “E Diell“.

Ndërsa në “Top Albania Radio” ka prezantuar programe të ndryshme si “Live From Tirana“, “Disco Lancio“, “Nje kenge per ty” si dhe klasifikimim e “The Top List“, këtë të fundit sëbashku me Saren, çdo të shtunë.

 


 

Sara Mila është folësja më e re e Top Albania Radio duke nisur eksperiencën e saj në aty që prej këtij viti. Ajo ka lindur në 23 gusht të 1995-ës dhe studimet e mesme i ka mbaruar në Gjimazin Franko-Shqiptar, Ernest Koliqi. Aktualisht, Sara vazhdon ciklin 4-vjeçar të Bachelor dhe Master Profesional pranë Universitetit të New York-ut në Tiranë në degën Shkena Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Lidhjet me median ajo i ka pasur më të hershme pasi prej dy vitesh punon si gazetare e medias ‘online’ ndërkohë që ka pasur rolin e opinionistes në tri puntata të “Big Brother Fun Club” si dhe opinioniste në “Post Big Brother 8” me Ervin Kurtin.

Emisionet ku Sara është folëse në Top Albania Radio janë ‘Live From Tirana’ si dhe së fundmi ‘The Top List’ krahë Ardit Murataj, ku prezantohen këngët më të votuara në klasifikimin e Top List-ës.