menu

Samanta merr kreun!


Ora: 18:20 Datë: 03/08/2017

“Zemren Maje” është projekti më i ri muzikor i Samantës, falë të cilit artistja u rendit në krye të klasifikimit të “The Top List”

Ky projekt muzikor është pjesë e listës zyrtare të “Top Aëards”, ku është vënë re një interes tepër i madh nga publiku, i cili nuk ka rreshtu së votuari këngëtaren nga java në javë, duke e pozicionuar atë mjaft mirë.

Ndërkohë që javën e parë pozicionohej në vendin e 47-të, në javën e dytë ajo është ngjitur me 23 pozicione, duke u renditur në vendin e 24-t ndërsa ghajtë kësaj javë, ajo arriti të kryesojë “The Top List”, duke u ngjitur me 21 pozicione.

Me muzikë të Kledi Bahitit dhe tekst të Fifit, “Zemren Maje” mund të shndërrohet në një nga hitet e kësaj vere por kjo ende mbetet për t’u parë pasi priten ende shumë projekte të reja të dalin në treg gjatë këtij muaji.

Nëse Samanta do mund ta mbajë kreun e “The Top List” edhe javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë në programin e “The Top List”, Top Awards, mesditën e së dielës.