menu

Saix vjen me një ndërthurje e traditës dhe modernes për të krijuar një hit për verën


Ora: 14:49 Datë: 10/08/2020

Kjo është hera e dytë që Saix bëhet pjesë e “The Top List”, pas suksesit që pati me versioni “remake” të “Qyteti i Vjeter” nga Elton Deda. Prurja e tij më e re muzikore titullohet “Balluke Prere”, një ndërthurje e tradicionales dhe modernes për të sjellë një melodi për verën.

TA: Ky është projekti juaj i dytë “remake”, si lindi si ide?

SAIX: Në fakt klasifikohet më tepër si prodhim origjinal pasi cdo element, përvec vijës melodike të vokalit, është origjinal. Kordat, struktura, melodia, kompozimi etj, janë origjinale

Ideja lindi gjatë kohës kur të gjithë ishim në karantinë, një kohë e vështirë, ku të gjithë duhet të kontribuojmë nga pak me cfarë mundemi, të tjerë bënë thirrje që të konsumojmë produkte shqiptare, të përkrahim ekonominë tonë. Kënga ime ndoshta nuk ka lidhje me ekonominë por është në të njëjtën frymë me sensibilizimin. Eshtë një produkt shqiptar dhe kontributi im për t’i ngritur humorin dhe për t’i bërë të harrojnë sado pak problemet që ka krijuar kjo pandemi.

TA: Pse zgjodhët “Balluke Prere”?

SAIX: Nga këndveshtrimi muzikor, kjo këngë ishte perfekte për idene që doja të realizoja. Një këngë verore ku i këndohet bukurisë femerore shqiptare e ndërthurur me rrymën “tropical house”. Një këngë që të transporton aty ku t’i deshiron, ku ndihesh i lire dhe plot inspirim. Kënga është e rrymes “tropical house” ku dallojnë vokalet me motive folklorike, dhe melodia ku është përsorur instrument me natyrë tropikale sic është marimba. Eshtë e ngadaltë dhe e shtruar. Sa herë që gjej mundësinë për të promovuar kulturën dhe traditat tona nuk e kursej. Përvecse është një këngë lirike e jugut, e ka edhe ritmin ‘4 to the floor’ detaj që i përshtatet më së miri rrymës house.

TA: Si është pritur nga publiku kjo këngë?

SAIX: Kënga është pritur shumë mirë, më mirë nga cmendoja, shumë mesazhe e komente të cilët dua t’i falenderoj pa mase për fjalët e mira e për suportin e vazhdueshëm. Për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë dhe nuk e kanë dëgjuar, kënga ndodhet në Youtube, Spotify, Itunes , Tik Tok e gjithë platformat e tjera streaming.