Saix ia del të renditet në 5-shen e këngëve më të votuara të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Edhe pse është hera e parë që bëhet pjesë e “The Top List”, Saix ia ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar me “remake” të “Qyteti i Vjetër”, kënduar nga Elton Deda.

Që në momentin e parë që hyri në klasifikim, Saix pati një debutim mjaft të mirë, duke u renditur në vendin e 15-të por java e 4-t e gjen këtë këngë të pozicionuar në zonën e nxehtë të listës.

Ndërkohë që saix vazhdon të prodhojë sa më shumë muzikë, fokusi i të cilit është perfeksionizmi i soundit, momentalisht ai po shijon këtë sukses muzikor, që për hir të së vërtetës duhet thënë që nuk është pak.

Vazhdo të sjellësh muzikë të mirë“, ky është një ndër komentet në rrejtet sociale dhe ne shpresojmë që Saix të vazhdojë të pasurojë klasifikimin muzikor me prurjet e reja muzikore.