“Rron” është albumi i Ronela Hajatit, i cili vjen pas 20 vitesh karrierë. Në fillim të muajit mars, artistja bëri publik lajmin se do të prezantonte albumin e saj, i cili do të përmbante në total 10 këngë.

Ashtu sic edhe kishte premtuar, këngëtarja ka publikuar këngët në datat e caktuara dhe së fundmi ka sjellë singëllin e tretë të albumit, të titulluar “Aventura”.

Ndërkohë që me “Prologue”, Ronela u has me disa kritika, pasi publiku i priste si gjithmonë ritmike, “Aventura” rikthen 100% Ronelën, më ritmike se kurrë më parë.

“Rron”, përvecse si këngëtare, e sjell artisten edhe si kantautore, kështu që edhe “Aventura” mban vulën e Ronelës, sa i përket melodisë dhe tekstit.

E shndërruar si një ndër këngët më të dëgjuara të javës, sugjerimet nga e ana e publikut, jo vetëm e ka futur në listë “Aventura”, por e kanë pozicionuar menjëherë në vendin e 13-të.

Kujtojmë që derimë tani të treja këngët e albumit të publikuara janë pjesë e “The Top List”, ku “Prologue” pozicionohet në vendin e 56-të ndërsa “Shumë i mirë” në vendin e 55-të.