Nëse do të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë që Enxhi Nasufi ka qënë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” rreth tre vite më parë. Ka qënë projekti i saj, “JOJO“, ai që ka mundur ta mbajë këngëtaren në klasifikim për 13 javë rresht.

Pas shumë kohësh mungesë, Enxhi i është rikthyer klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe kësaj radhe me një bashkëpunim. Eshtë pikërisht projekti me titull “Pendimi” që e ka rikthyer këngëtaren në listë, për të cilin ka bashkëpunuar me Boocky Dj.

Kujtojmë që Boocky Dj nuk është një emër i panjohur për publikun, ai ka punuar me disa artistë si Alban Skënderaj, Mc Kresha, Lyrical Son dhe shumë të tjerë.

Pavarësisht se ka thuajse një muaj që është publikuar, “Pendimi” ka mundur të bëhet pjesë e klasifikimit pikërisht këtë javë. Sugjerimet e publikut e kanë renditur këtë këngë në vendin e 80-të.