Në muajin prill ai rrëmbeu zemrat e publikut, duke sjellë në treg këngën me titull “Ajo”. Bëhet fjalë për Brunon, i cili fillimisht u bë i famshëm falë bashkëpunimit të tij me Elvana Gjatën, “Love me”.

“Ajo” arriti të bëhej pjesë e “The Top List” duke qëndruar në të për 2 javë rresht por duket se publiku nuk votoi mjaftueshëm që Bruno të ishte më gjatë pjesë e listës. Por fansat kanë risjellë në vëmendje artistin e tyre të preferuar, pasi Bruno është rikthyer në “The Top List” me “Ajo”, duke u pozicionuar në vendin e 50-të.

Pavarësisht se kanë kaluar thuajse 8 muaj që nga koha kur Bruno publikoi këtë projekt muzikor, duket se fansat ndjejnë mungesën e artistit të tyre të preferuar.