Në javët e fundit të klasifikimit, shumë këngë janë rikthyer në listë, duke treguar kështu se fansave iu kanë munguar disa këngë që kanë dalë nga “The Top List”.

Këtë javë, në listën zyrtare të Top Awards, është rikthyer John Tilio, një tjetër talent i ri në tregun muzikor shqiptar. Projekti i tij muzikor, i titulluar “Aktore” është rikthyer në listë pas 5 javësh mungesë.

“Aktore” është projekti i dytë profesional i 22-vjeçarit, i cili muzikën e ka patur pasion që në moshën 12-vjeçare. Kjo këngë, e cila i përshtatet më së mirë stinës së verës ka mundur të qëndronte në listë për 5 javë rresht, por për shkak të konkurrencës ajo nuk mundi të qëndronte për një kohë të gjatë por falë mbështetjes së madhe të fansave, kjo prurje muzikore është rikthyer këtë javë, duke u renditur në vendin e 100-të.

Sa i përket “Aktore”, John ka bashkëpunuar me “Fourinfinit”, i cili ka punuar këtë këngë në mënyrë profesionale ndërsa muzika është punuar nga “Don Production”, Gramoz Kozeli dhe Robert Frroku.