menu

Rikthehet Argjentina dhe Seven në “The Top List”


Ora: 17:06 Datë: 22/06/2020

Rreth dy vite më parë Seven dhe Argjentina publikuar “Pa ty”, një këngë mjaft e votuar në “Top Awards” por gjithashtu një ndër këngët e preferuara të vitit 2018-të.

Pavarësisht se ka më shumë se dy vite në treg, kjo këngë ka ardhur ne një version tjetër dhe mjaft modern, duke bërë që publiku ta ridëgjojë sërish me të njëjtin intensitet dhe sigurisht ta votojë në “The Top List”.

Ndërkohë që versioni origjinal nuk ekziston më në kanalin e “Youtube”, duket se dyshja ka preferuar të ruajë këtë version, i cili është prodhuar nga Seven dhe Dalton.

Në ato kohë, u përfol se ky projekt muzikor ishte një dedikim për ish të dashurën e Seven, modelen Lorena Halili.

Kanë qënë pikërisht sugjerimet e shumta nga ana e publikut, falë të cilave kjo këngë është bërë sërish pjesë e klasifikimit, duke debutuar në vendin e 45-të.