Bashkëpunimet e tyre gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme kështu që padiskutim të njëtin fat do të kishte dhe projekti më i ri i Lyrical Son dhe MC Kresha.

Dyshja e talentuar ka vetëm pak ditë që ka nxjerrë në treg projektin më të ri muzkor të titulluar “Hey Girl”, i cili që në javën e parë të publikimit është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Falë votave të publikut, Mc Kresha dhe Lyrical Son janë rikthyer sërish në kalsifikim, projekti i të cilëve për këtë javë pozicionohet në vendin e 39-të.

Nëse do kthehemi pas në kohë, vërtetohet më së miri që bashkëpunimet e tyre gjithmonë kanë marrë vëmendjen maksimale.

“Hip Hop” ka qënë një ndër bashkëpunimet me të sukseshme të dyshes, në të cilin kishin ftuar dhe Ledri Vulën. Ky projekt muzikor, i cili u performua gjithashtu edhe në natën finale të “Top Music Awards”, ka mundur të qëndrojë në listë për 28 javë, madje ka kryesuar edhe “The Top List”.

Një tjetër këngë e cila ka marrë vlerësime maksimale nga publiku është edhe “Thirri Krejt Shoqet” i publikuar rreth 1 vit më parë. Ky projekt muzikor ka qënë pjesë e “The Top List për 11 javë rresht.

E publikuar gushtin e vitit të kaluar, “Spo ma nin” është një tjetër projekt i dyshes, i cili gjithashtu ka qënë pjesë e klasifikimi të 50 këngëve më të bukura të dyshes. Kjo këngë ka qëndruar në listë për 10 javë rresht, duke u pozicionuar mjaft mirë.