Rei Bezhani ka bërë debutimin e tij në “Top Awards”, një javë më parë me këngën “E imja”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Bezhani ka qënë i ftuari i radhës në progrmin “Live From Tirana”, në të cilin ka zbuluar më shumë për projektet e tij muzikore.

Ëndërr (2017)

Ishte paraqitja imë e parë me një material timin. Është një material ndryshe, bëra një etno-jazz. Ishte ndryshe dhe në të vërtetë do të zgjidhja të ishtë më ndryshe me eksperiencën e sotme. Ka nevojë për risi dhe si material mund të kishte akoma më shumë përmirësim. Por si material i parë ishtë një përfaqësim i denjë.

Kurorë (2018)

Është një material që ka zgjatur në proces krijimi dhe produksioni. Ka lindur nga një poezi e xhaxhait tim për vajzën e tij, në momentin që ajo do të martohej. Unë vendosa ta ktheja në këngë. Nuk e bëra për klikime por për dedikim apo mesazh familjar. Fabula e materialit është dashuria baba-bijë. Ka zgjatur mbi 3 muaj vetëm pjesa e orkestracionit. Është material që krenohem për të. Vajza në klip është kushurira ime.”

Peng FT Irma Libohova (2019)

Irma është një personazh që mua më ka dhënë shumë dorë. Ajo dha 120% të vetes së saj në këtë këngë. Miqësia me Irmën lindi sepse ajo ka patur një miqësi prej shumë vitesh me babain tim. Ky ishte një shkak që ne të takoheshim dhe të bashkëpunonim. Bashkëpunëtorët e kësaj këngë, Irma i kishte për herë të parë që i takonte. Ajo vazhdon ende punon me ta. Kjo këngë lindi shumë natyrshëm.

Qëndro në shtëpi (2020)

Kjo këngë u prit goxha mirë. Doja të jepja një mesazh timin personal. Ndër materialet e vetme që ishin të ideuara dhe të krijuara për situatën e pandemisë. Isha gjithë ditën në shtëpi dhe këngën e kam mbaruar për një ditë. U zgjova në mëngjes me këtë lloj ideje, me një melodi në kokë dhe thjesht më pas e këndova. Në klip u gjetën momentet më domethënëse të asaj kohe. Më vjen mirë se u shpërnda shumë si këngë.

Flakë (2020)

Klipi është xhiruar në Lumin e Shalës. Rrugës për në destinacion mu ça goma makinës, ngela mes rrugës. U bëra pis duke ndërruar gomën. U vonuam. Klipi është xhiruar për 2 orë e gjysmë me 3 veshje. Ishte një xhirim halli që kur jam kthyer në shtëpi kam fjetur 6 netë (qesh).”

E imja (2021)

Pjesa derisa gjeta aeroportin për të xhiruar ishte shumë e vështirë sepse në këto kushte që është Shqipëria dhe e gjithë bota aeroporti është kthyer si gardh. Falenderoj drejtoreshën që u tregua mirëkuptuese. Në fakt shikohesha i çuditshëm. Njerëzit me 1-2 maska e ndërkohë unë duke xhiruar. Kjo këngë e ka fillesën në 2017 kur unë kam tentuar ta çojë në Festivalin e Këngës në RTSH. Nuk u pranua asokohe dhe ne vendosëm ta rikthejmë në një stil tjetër më akustik sepse ka qenë më simfonik. Ndryshuam edhe pjesën e melodisë dhe tekstin. Asokohe kishte tematikë emigrimin ndërsa tani nga emigracioni kaluam në një plag momentale si mungesa e fluturimeve. Fabula është një çift që kanë mbetur pa u takuar nga mungesa e fluturimeve.