“Ne jena njo”, e publikuar në fund të muajit prill vazhdon ende të jetë e preferuara e publikut shqiptar. Ardian Bujupi & Dalool, të cilët kanë qënë pjesë e “The Top List” vetëm për një javë, janë rikthyer sërish në këtë klasifikim duke u pozicionuar në vendin e 12-të.

Falë fushatës së tyre promovuese, duket se fansat  kanë reaguar mirë ndaj këtij projekti, duke i dhënë një tjetër shans që “Ne jena njo” të rikthehet në Top Awards.

Mesa duket stili ritmik i kësaj kënge pëlqehet më shumë në ditët me diell. Nëse dyshja do vazhdojë ende të jetë pjesë e klasifikimit dhe nëse do ndryshojë renditjen, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.