Këto ditë janë mjaft të ngarkuara për ish-konkurrentin e The Voice, i cili është duke punuar për klipin e këngës më të re që do lançohet së shpejti. Bëhet fjalë për një projekt që ai e ka bërë publik pak kohë më parë, atë mban titullin “Hiraeth”.

Kënga është vazhdim i trilogjisë “Ç’kemi” dhe “A më do?”; është një material “pop funk” me nuanca “dark”, frymëzuar gjithmonë dhe nga R&B-ja. Për këtë projekt Albani po bashkëpunon me një producent të huaj, ndërkohë që teksti dhe muzika mbajnë firmën e tij. Titulli, i cili na intrigoi së tepërmi është emri i një vajze, së cilës ai i këndon gjithmonë në lirikat e tij plot sensualitet.