menu

Qasja latine e Alban Skendëraj dhe Elgid Dodës futet në “Top 5”


Ora: 18:00 Datë: 19/06/2020

Nëse kishit menduar se kjo verë nuk do të sillte një hit që ta kërcejmë pafund, kudo që jemi, atëherë jeni gabuar ashtu sikurse edhe ne, pasi Alban Skënderaj dhe Elgit Doda, e dinë shumë mirë se cfarë po kërkonte publiku.

“Parajsa ime” është bashkëpunimi më i fundit i sjellë nga dyshja e artistëve, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku shqitar, i cili falë sugjerimeve të shumta, e ka renditur këtë këngë menjëherë në “Top 5”.

Një qasje latine është kjo prurje e re e dyshes, i cila pritet të shndërrohet në hitin e kësaj vere, ashtu sikurse edhe vetë Albani me Elgitin kanë premtuar.

“Parajsa ime” shënon zyrtarisht hapjen e sezonit të verës, duke e na larguar paksa mendjen nga koronavirusi apo ngjarje të trishtuata që kanë ndodhur në vend.