Dyshja e talentuar, Dj Aldo dhe Estto kanë bashkuar sërish fuqitë për të sjellë bashkëpunimin e radhës dhe ia kanë dalë më së miri. I titulluar “Ti”, ky projekt muzikor është futur menjëherë në “The Top List”, falë mbështetjes së madhe të fansave të dyshes, të cilët e kanë renditur në vendin 83-të.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Dj Aldo ka folur më shumë për këtë projekt muzikor si edhe ka zbuluar arsyen se pse ka zgjedhur përsëri Estto-n.

TA: Pas bashkëpunimit “Asaj”, vjen një tjetër bashkëpunim nga ju, pse kjo zgjedhje?

Dj Aldo: Nga vokalet e fundit që kam bashkëpunuar, Estto është nga më të pëlqyerit e mi të momentit si tingull dhe mendoj se deri në tre bashkëpunime janë mjaftueshëm derisa me dy këngët arritëm atë që prisnim.

TA: Për çfare flet “Ti”? Cilës rrymë muzikore i përket ajo?

Dj Aldo: Në çdo këngë që kam publikuar ka pasur një mesazh që kushdo mund të gjejë veten ose të lidhet me një histori personale sepse kështu mendoj se kënga ngelet gjatë në memorie. “ASAJ” i përket rrymës latine kurse “TI” është “dance”, një rrymë që më personifikon 100% në atë që kam eksperiencë 21-vjeçare.

TA: Mendoni se ky projekt muzikor duhet të ishte publikuar në sezonin veror?

Dj Aldo: Muzika nuk ka stinë ashtu si shumë gjëra tjera.

TA: Kush është kujdesur për tekstin dhe klipin?

Dj Aldo: Për tekstin është kujdesur Estto kurse për klipin “Max Production”.

TA: Çfarë ka të ngjashme dhe nga ndryshojnë “Asaj” dhe “Ti”?

DJ Aldo: “ASAJ” dhe “TI” kanë të ngjashme këngëtarin (buzëqesh) por janë dy gjëra të ndryshme komplet. Rëndësi për mua ka muzika të trasmetojë ndjenjë.

TA: Keni nisur punën për projektin e ri? Mund ta na zbuloni bashkëpuntorin/bashkëpuntoren e radhës?

Dj Aldo: Projektet që nis janë të shumta po duke qënë se jam shumë kërkues tek këngëtari, më bën të nxjerr të paktën dy këngë në vit.