Jemi në fillim të muajit shkurt dhe duket se artistët janë vënë në lëvizje, ndryshe nga muaji janar, i cili u konsiderua si një “muaj i fjetur” sa i përket publikimeve të reja.

Gjatë këtyre ditëve janë publikuar disa projekte të reja muzikore, por çfarë do të ndodhë me to, a do të jenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare?

Një nga prurjet muzikore, që ka surprizuar publikun është bashkëpunimi i Lyrical Son x Ledri Vula x Mc Kresha, “Menemadhe”, i cili është shpërndarë pafund nga fansat nëpër rrjetet sociale. Nëse kjo këngë ka marrë sugjerimet e duhura për t’u futur në “The Top List”, kjo mbetet për t’u parë nesër në mesditë, në transmetimin e “The Top List” në Top Channel.

Enca ka ardhur mjaft ndryshe në prurjen e saj të re muzikore, e cila e ka sjellë Encën mjaft romantike. “Balade” titullohet këngë me e re e këngëtares, e cila ka surprizuar edhe me vjeshjen e saj në klip, ku Niko Komani në një intervistë në “Wake Up”, tha se ia kishte arritur ta vishte artisten.

I paralajmëruar përmes disa postimeve në “Instagram”, çifti i famshëm, Mozzik dhe Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre, ” ROMEO & JULIET”. Edhe pse është quajtur një hit që në momentet e para të publikimit, nuk dihet ende në kjo këngë do të futet në klasifikim javën e ardhshme.

Yll Limani ka surprizuar gjithashtu fansat e tij, duke publikuar një këngë për të cilën ishte shprehur kohë më parë se nuk do ta publikonte kurrë dhe se kishte shkruar për veten e tij. “Harrom” titullohet kjo prurje e artistit, e cila sigurisht nuk ka zhgënjyer as këtë herë fansat e artistit. Nëse kjo këngë ka marrë sugjerimet e mjaftueshme, nesër do të shohim nëse është futur apo jo në klasifikim.

Mos humbisni të ndiqni “The Top List”, të dielën në Top Channel, ora 10:15, të shtunën në “Top Albania Radio”, ora 12:00, të martën “My Music” në orën 20:30 si edhe në rrjetet tona sociale.