Ajo ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e saj muzikor, “Nentori”, një këngë që e bëri atë të performonte në shumë skena botërore. Bëhet fjalë për Arilena Ara, e cila duket se nuk preferon shumë të flasë me fjale por të bëjë vetëm vepra.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Arilena ka treguar se ka përgatitur rreth 200 demo brenda një viti por që ka zgjedhur vetëm dy këngë për të publikuar, duke treguar kështu që një artist i vërtetë nuk nxjerr këngë çdo javë.

“Last train to Paris” titullohet prurja me e re e këngëtares së talentuar, e cila ka ardhur në bashkëpunim me reperin dhe njëkohësisht producentin muzikor rus KDDK. Në fakt kjo këngë është publikuar në prill të këtij viti por vetëm një javë më parë, dyshja ka vendosur ta shoqërojë me videoklip, duke e risjellë kështu sërish në qendër të vëmendjes. Ndërkohë që shumë fansa i kërkojnë Arilenës të këndojnë në gjuhën shqipe në fakt këtë projekt të Arilenës duket sikur kemi vite që e dëgjojmë.

Sigurisht që nuk e kemi dëgjuar, pasi ajo nuk është aspak e kopjuar por për shkak të motivit të kapshëm që kjo këngë ka, të jep përshtypjen sikur kemi vite që e kemi dëgjuar.

Për muzikën është kujdeur Kirill Lupinos si edhe Darko Dimitrov, të cilit Arilena i qëndron besnik që prej fillimit të karrierës së saj muzikore. Sugjerimet e shumta nga ana e publikut, kanë bërë që ky bashkëpunim të futet menjëherë në klasifkim, duke u pozicionuar mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 32-të.