Javën e kaluar pjesë e “The Top List” janë bërë disa projekte të reja muzikore të cilat duket se nuk kanë mundur t’ja dalin siç duhet në javën e ardhshme.

Dafina me “Shot Calling”, Besa me “Hangover”, Vedat Ademi ft. J Gashi me “Thirrem Dashuri” dhe Adrian Gaxha & Franques me “My girl” janë bërë pjesë e klasifikimit të Top Listës në javën e 35-të të saj duke u pozicionuar në vende të favorshme por duket se për këtë javë impakti i tyre nuk ka qënë edhe aq i madh.

Një rënie drastike ka pësuar Dafina e cila në javën e kaluar renditej në vendin 7-ë, për këtë javë ka rënë me 12 pozicione duke u renditur në vendin e 19-të. Ndërkohë edhe Besa ka patur thuajse të njëjtin fat me këngën e saj më të re “Hangover”, ku ndryshe nga java e kaluar, për këtë javë ka rënë me 8 pozicione.

Ndërsa sa i përket dy projekteve të tjera, atij të Vedat Ademit dhe Adrian Gaxhes, kanë pësuar një rënie të lehtë përkatësisht me – 3 dhe -1.  Ndryshe nga java e kaluar, këtë javë në klasifikimin e 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, nuk kemi patur asnjë projekt të ri muzikor.