Ai është një ndër këngëtarët që pa frikë mund të thuhet se numëron më shumë bashkëpunime në repertorin e tij muzikor. Bëhet fjalë për Flori Mumajesin, i cili së fundmi bashkoi fuqitë me Elinel për projektin e tij të radhës muzikor.

“Ne Shpirt” titullohet projekti muzikor i cili është gjendur mes shumë kritikash por njëkohësisht edhe komenteve pozitive.

Shumë ndjekës në rrjetet sociale janë shprehur se do kishin preferuar që kjo këngë të ishte kënduar nga vetë Flori. Ndërsa disa të tjerë kanë kritikuar stilin e Elinel, duke treguar se ai ka dalë nga stili i tij muzikor. Madje Elinel bëri një deklaratë në të cilën u shpreh se ai nuk kishte ndërruar rrymë muzikore por kanë ndërruar rrethanat.

Përveç komenteve në rrjetet sociale, sulme pati edhe në kanalin e “Youtube” ku Flori dhe Elinel u detyruan të reagonin për shkak të të disa profileve false që rezultonin se nuk e pëlqenin këtë këngë.

Nga ana tjetër ka patur edhe nga ata fansa që kanë vlerësuar interpretimin dhe tekstin e ndjerë të Florit dhe Elinel.

Pavarësisht aprovimeve dhe kundërshtimeve, “Ne shpirt” e cila ka qënë një ndër këngët më të komentuara të javës, falë sugjerimeve të fansave, është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 46-të.