Luana Vjollca ia ka dalë të shndërrohet në një ndër personazhet më të përfolur të momentit. Pavarësisht se shpesh herë është përballur me kritika, ajo ka vijuar rrugën e saj, duke besuar fort se me punë arrihet gjithçka.

Edhe pse drejtonte një ndër programet më të ndjekura në Top Channel, në “prime time”, “Shiko kush luan”, sërish nuk munguan kritikat për mënyrën e prezantimit të saj por pavarësisht kësaj, programi saj arriti shikueshmëri tepër të larta.

Por le të lëmë pas moderimin dhe të fokusohemi pak tek muzika. Luana është shprehur se nuk është krejt rastësisht këngëtare pasi pasionin për të kënduar ajo e ka patur që në moshë të vogël dhe këtë madje e ka vërtetuar me disa foto nga fëmijëria e saj, ku ajo shihet teksa performon në skenë.

Si shumë projekte të Luanës, edhe bashkëpunimi i saj më i fundit me një nga emrat e njohur të muzikës së huaj, Faydee, sërish u përball me mendime pro edhe kundër.

Nëse të bëjmë një analizë të komenteve në rrjetet sociale do shohim se shumë ndjekës të saj ndihet krenar për arritjet që Luana ka bërë në fushën profesionale por ka edhe nga ata që mendojnë se Luana nuk di të këndojë.

“Ti mund të jesh shumë e mirë në prezantim por kënga nuk është për ty“, shkruan një komentues. “Luana drejto ndonjë emision në “Top Channel” se kënga nuk është për ty”, shton një tjetër.

Nga ana tjetër, disa të tjerë shkruajnë:

Pse jemi kaq paragjykues ne shqiptarët“, shkruan një komentuese në rrjetin social “Instagram” lidhur me suksesin e këngëtares. “Si nuk iu bë njëherë qejfi këtyre shqiptarëve për sukseset e tjetrit“, shton një tjetër. “Vërtet e vlerësoj punë tënde të fortë, je një shembull i mirë për të gjithë ne“. ” Përfundimisht shqiptarët nuk bëhen, përpara lëpihen tek të huajt sesa suportojnë njëri-tjetrin. Eshtë këngë verore njerëz, jo opera, nuk ka nevojë të ketë zë për nota të larta. Dëgjojeni dhe shijojeni” komenton një ndjekëse.

E gjendur mes komplimenteve dhe kritikave, “Yalla Habibi” këtë javë ka korrur një super sukses në klasifkimin e “The Top List”, duke u renditur menjëherë në vendin e 5-të, edhe pse është një hyrje e re.