Pas shumë përpjekjesh, fansat e Yll Limanit kanë bërë të pamundurën dhe kanë arritur ta rendisin Yll Limanin në vendin e parë më këngën “I kom kall”.

Kjo është java e 10-të që Yll Limani gjendet në klasifikim me këtë projekt muzikor dhe më në fund ia ka dalë që të zërë kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Po suksesi i Yllit nuk ndalet më kaq, këtë javë ai është futur me një tjetër projekt muzikor në listë dhe bëhet fjalë për bashkëpunimi me Lumi B, “Pate”, i cili është pozicionuar mjaft mirë, ekzatësisht në vendin e 5-të.

Sa i përket hyrjeve të reja, tre të tilla i janë shtuar listës, të cilat kanë marrë sugjerimet e mjaftueshme nga ana e publikut.