Ajo është një ndër këngëtaret më të reja të muzikës shqiptare por me një zë potent që premton shumë. Bëhet fjalë për Diona Fona, e cila ka vetëm dy muaj që ka nxjerrë në treg projektin e saj të parë muzikor.

I titulluar “Havera”, kjo këngë e Dionës, ka korrur një sukses të madh në treg, ku prej 7 javësh është pjesë e klasifikimit të “The Top List” duke u pozicionuar mjaft mirë.

Diona, e cila ka lindur dhe jeton në Londër, ka qënë e ftuar në “Top Show Magazine” ku ka folur për jetën e saj dhe muzikën. 18-vjeçarja ka performuar gjithashtu ” Issues” të Julia Michaels, me anë të së cilës ka treguar vokalin e saj të mrekullueshëm.

Duket se pjesëmarrja e Dionës në këtë program, ka bërë që këngëtarja të tërheqë akoma më shumë vëmendjen e publikut, i cili falë votave ka bërë që kënga e saj “Havera” të ngjitet sa më në majë të klasifikimit.

Gjatë kësaj javë, ky projekt muzikor është ngjitur me 7 pozicione, duke u renditur në vendin e 12-të.